Fitoi zgjedhjet me shumicë dërmuese, presidenti i majtë merr detyrën në Sri Lanka

24 Shtator 2024 | 07:02

Ditën e djeshme në Sri Lanka ka detyrën marrë detyrën presidenti i parë i majtë, i cili u zotua se do të riktheje besimin e opinionit publik tek politika, pasi zemërimi i shkaktuar nga kriza e pashembullt ekonomike i dha atij një fitore të gjerë.

I vetëshpalluri marksist, Anura Kumara Dissanayaka, i partisë Fronti për Lirinë e Popullit, JVP, u betua në Sekretariatin Presidencial në Kolombi, pasi mundi rivalët e tij në votimet e së shtunës.

Politikani, partia e së cilit udhëhoqi dy kryengritje të dështuara që lanë pas dhjetra mijëra të vdekur, siguroi rritje të mbështetjes, pasi kriza e rëndë ekonomike e vendit në vitin 2022 vuri në vështirësi serioze qytetarët e zakonshëm të Sri Lankës.

“Do të bëj gjithçka që është e mundur që njerëzit të kenë sërish besim te politika”, tha Anura Kumara Dissanayaka, gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës.

“Nuk jam magjistar”, shtoi ai, “ka gjëra që di dhe gjëra që nuk i di, por do të bëj më të mirën. Për këtë kam nevojë për mbështetjen e të gjithëve”.

Anura Kumara Dissanayaka Dissanayaka pason presidentin Ranil Wickremesinghe, i cili mori detyrën në kulmin e krizës ekonomike dhe pas muajsh të tërë me mungesë të ushqimeve, karburantit dhe ilaçeve.

Ranil Wickremesinghe, 75 vjeç rriti taksat dhe vuri masa të reja shtrënguese, sipas kushteve të një pakete shpëtimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Politikat e tij i dhanë fund mungesave dhe çuan në një përmirësim të ekonomisë, por lanë miliona njerëz në vështirësi për të përballuar jetesën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026