Fitore surprizë, shqiptari shpallet kampion bote në boks

11 Tetor 2020 | 10:34

Robin Krasniqi është shpallur kampioni i ri i botës në peshën e lehtë në boks. Shqiptari i Kosovës që garon për Gjermaninë mundi Dominic Boesel.

33-vjeçari shqiptar nuk ishte pretenden në këtë duel, por ia doli të hidhte në knock out kundërshtarin falë dhe një gabimi taktik të trajnerit.

Në fund të raundit të tretë, Boesel mori një goditje që e hutoi, ndërsa arbitri hyri në mes për të rinisur raundin, trajneri nuk kërkoi ndërprerje.

Rinisja e duelit bëri që Krasniqi t’i jepte goditjen finale duke e shembur në tapetin e ringut 30-vjeçarin. Robin Krasniqi festoi fitoren surprizë dhe më të madhen në  karrierë.

“Kjo është dita më e bukur dhe më e madhe e jetës sime. As paratë e gjithë botës nuk do ma jepnin këtë ndjenjë. Mund të boksoj dhe një qind herë të tjera por kurrë nuk do ta harroj këtë mbrëmje”, tha Krasniqi.

Shqiptari ka humbur shansin për t’u shpallur kampion botë në vitin 2013 dhe 2015. Krasniqi deklaroi pas fitores se kishte rëndë dakord për një tjetër duel kundër Boesel.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026