Fitorja e Joe Biden, analisti Ismet Ramadani: Do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut për t’u bërë pjesë e BE

9 Nëntor 2020 | 06:32

Analisti politik, Ismet Ramadani u shpreh për “Goodmorning Albania”  se beson se administrata e Joe Biden do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

 “Administrata amerikane ka qenë dhe është prezent në rajon edhe në Maqedoninë e Veriut. Dallimi është se Joe Biden është një njohës i mirë i rajonit dhe ai disa herë ka udhëtuar nëpër këto kryeqendra të shteteve të Ballkanit.  Ai është një njohës i mirë i zhvillimeve politike dhe njohës i mirë i konflikteve, si ajo e Kosovës me Serbinë dhe këtu në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001.

Ai ka përcjellë situatën dhe në Maqedoninë e Veriut dhe kur është kështu mund të presim që njohja e zhvillimeve mund të jetë shumë produktive për të ndihmuar edhe Maqedoninë Veriut. Ne dimë që Maqedonia është anëtare e NATO-s dhe kjo e bën edhe aleate më të fortë me SHBA.

Duhet të jemi mirënjohës edhe për administratën Trump. Duhet të themi që Trump ishte i parashikueshëm, sidomos në raportet me Bashikim Europian. Tani pritet një bashkëpunim midis administratës Biden dhe BE-së. Maqedonia e Veriut është në ecje për të vijuar negociatat me BE-në. Kemi një problem me Bullgarinë, për një fakt se ka çështje problamatike, identiteti i gjuhës, historisë.

Presim që administrate Biden nëpërmjet ndikimit të NATO-s mund të sjellë ndonjë rezultat pak më të mirë. Mund të sjellë dhe anëtarësim e Maqedoninë Veriut  në BE”, u shpreh ai.

Ramadani theksoi më tej se  pritet që Joe Biden të përkrahë Kosovën, sa i përket çështjeve të pazgjidhura me Serbinë.

“Shumë reale, pritet që Biden të përkrahë Kosovën, pa marrë parasysh që një marrëveshje u nënshkrua në Shtëpinë  e Bardhë nga Presidenti Trump. Interesimi për Kosovën do të vazhdojë.”, tha ai. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026