Fitorja e shtatë radhazi, Interi nuk ndalet në Serinë A

21 Shkurt 2026 | 20:38

Interi i Cristian Chivut ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi në Serie A, duke mposhtur Leçen 2-0 në transfertë.

Pas humbjes së mesjavës në Champions, trajneri Chivu bëri shtatë ndryshime në formacion, por zikaltërit dominuan që në fillim, ndonëse pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura falë pritjeve të portierit Falcone.

Në pjesën e dytë, një gol i Dimarcos u anulua për pozicion jashtë loje të Thuram, duke detyruar trajnerin të ndërhynte me zëvendësime pas minutës së 60-të.

Ishte pikërisht i sapofuturi Henrikh Mkhitaryan ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 75-të, pas një asisti nga Dimarco. Pak minuta më vonë, Manuel Akanji vulosi fitoren me një goditje të fuqishme, sërish pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Dimarco.


Ky triumf e mban Interin në krye të klasifikimit, i shkëputur me 10 pikë nga Milani i vendit të dytë. Ndërkohë, Leçe mbetet në vendin e 17-të, vetëm tre pikë larg zonës së rrezikut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gol në minutat e fundit, Eustaquio kualifikon Kanadanë përballë Afrikës së Jugut

Eustachio shënoi golin që i siguroi kualifikimin Kanadasë në minutën e 92+2. Kanadaja do të përballet me fituesin e ndeshjes Holandë-Marok në raundin e 16-tave...
08:48 | 29/06/2026

Trajneri i Skocisë jep dorëheqjen pas eliminimit të skuadrës nga Botërori

Pas eliminimit të Skocisë nga Kupa e Botës FIFA 2026, trajneri i ekipit kombëtar Steve Clarke dha dorëheqjen nga posti i tij. Clarke, i cili...
08:28 | 29/06/2026

Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës

Mesfushori uruguaian Manuel Ugarte ka pësuar dëmtim të ligamenteve të gjurit, tha të dielën klubi i tij Manchester United. Ugarte u lëndua në pjesën e...
20:03 | 28/06/2026