Fitorja e Zvicrës kundër Serbisë në Botëror, Kurti falënderon Xhakën dhe Shaqirin

18 Janar 2023 | 15:45

Para takimit me kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri një intervistë me mediumin zviceran, “Blick”.

Përveç pyetjeve rreh situatës aktuale me Serbinë, Kurti u pyet edhe për futbollistët kosovarë që janë pjesë e Kombëtares së Zvicrës, raporton KosovaPress.

“Helvetikët” dihet se janë shtëpia e disa prej futbollistëve që kanë rrënjë kosovare, dhe Kurti u pyet rreth rastit të fundit në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Pas ndeshjes, Granit Xhaka u pa duke festuar me një fanellë me mbishkrimin Jashari, mbiemri i komandantit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kurti u pyet nëse përfshirja e politikës në fushën e futbollit është gjë normale për të, ndërsa përgjigja e tij ishte kjo:

“Varet. Mendoj që deklaratat kundër racizmit janë të drejta dhe të rëndësishme. Dhe nëse dikush nderon identitetin e tyre, atëherë është normale për mua”.

Po ashtu, Kurti kishte edhe një mesazh për Xhakën, Shaqirin dhe futbollistët e tjerë kosovarë që janë pjesë e Zvicrës.

“I falënderoj ata që frymëzuan kaq shumë talent të rinj për të luajtur futboll. Edhe në Kosovë”, tha Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Mësohet gjithashtu se,...
12:48 | 04/07/2026

Kurti: Gëzuar përvjetorin e 250-të SHBA, me dëshirat më të mira për të ardhmen e ndritshme të kombit amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Kurti në reagimin e tij të...
10:44 | 04/07/2026

Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Obiliq në Kosovë. Aksidenti u regjistrua rreth orës 23:00 dhe si pasojë humbën jetën...
09:29 | 04/07/2026