Lajçak takon Kurtin në Davos: Diskutuam për hapat e mëtejshëm në dialogun me Serbinë
I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak është takuar këtë të mërkurë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se me Kurtin ka diskutuar për hapat e mëtejshëm në dialog që do të çonin në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ndër të tjera, u diskutua edhe për çështjet aktuale.
“Fillova ditën time në Davos me një diskutim të thelluar me Kryeministrin Albin Kurti. Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, shkroi ai në Twitter.
Started my day in Davos at #wef23 with an in-depth discussion with Prime Minister @albinkurti. We spoke about next steps in the Dialogue on normalisation of relations and pressing current issues. pic.twitter.com/rQhksDaIf9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 18, 2023
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 19:40 Dita e 36-të e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 19:17 Ministria e Mbrojtjes: 16 vatra zjarri në disa qarqe të vendit janë nën kontroll, 5 ende aktive
- 19:08 Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban
- 18:41 Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili
- 18:39 Polonia deklasifikon ndihmën ushtarake për Ukrainën
- 18:35 Motora dhe adrenalinë, Korça u gjallërua për dy netë nga Moto & Rock Festival