Fituesi i Çmimit Nobel, Richard Axel jep dorëheqjen në Universitetin e Kolumbias! Shkak lidhjet e tij me Epstein
Dr. Richard Axel, një biolog molekular dhe fituesi i Çmimit Nobel, ka njoftuar se po jepte dorëheqjen si drejtues i një instituti prestigjioz të neuroshkencës në Universitetin e Kolumbias për shkak të lidhjeve të tij me Jeffrey Epstein.
Axel, i cili ka dhënë mësim në Universitetin Columbia për 53 vjet, tha në një deklaratë të martën se do të largohej nga posti i tij si bashkëdrejtor i Institutit Zuckerman Mind Brain Behavior të universitetit për t’u përqendruar në kërkim dhe mësimdhënie në laboratorin e tij.
“Lidhja ime e kaluar me Jeffrey Epstein ishte një gabim serioz në gjykim, për të cilin më vjen shumë keq. Kërkoj ndjesë që kompromentova besimin e miqve, studentëve dhe kolegëve të mi”, shkroi Axel.
“I njoh problemet që ka shkaktuar kjo dhe do të punoj për ta rivendosur këtë besim. Ajo që ka dalë në pah rreth sjelljes së tmerrshme të Epstein, dëmi që ai u ka shkaktuar kaq shumë njerëzve, e bën lidhjen time me të edhe më të dhimbshme dhe të pafalshme”, shtoi ai.
Publikimi i fundit i dosjeve Epstein, zbuloo një marrëdhënie shumëvjeçare midis Axel dhe Epstein. Emri i Axel shfaqet në dosje më shumë se 900 herë, siç është raportuar më parë nga Columbia Spectator.
Dosjet përfshijnë një biletë vajtje të 30 dhjetorit 2011 për Axelin dhe gruan e tij, Cornelia Bargmann, për në St Thomas, Ishujt Virgjër, i cili zakonisht shihet si pika e zakonshme e nisjes për të arritur me helikopter në ishullin privat aty pranë të Epsteinit, Little St James.
Bileta u anulua më vonë dhe një zëdhënës i universitetit konfirmoi se Axel dhe gruaja e tij nuk e vizituan kurrë ishullin e Epsteinit.
Në një deklaratë të veçantë të bërë të martën, Universiteti i Kolumbias tha se shkolla nuk ka parë asnjë provë që Dr. Axel ka shkelur ndonjë politikë ose ligj të Universitetit.
Universiteti tha se ishte dakord me vendimin e Axel për të dhënë dorëheqjen, ndërsa në të njëjtën kohë njihte kontributet e tij në Universitet dhe përkushtimin e tij ndaj kolegëve, studentëve dhe shkencës.
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil