Fituesi i Nobelit: BE-ja duhet të investojë në sektorë me rrezik të lartë

3 Dhjetor 2025 | 22:15

Fituesi i Çmimit Nobel në Ekonomi, Philippe Aghion, paralajmëron se Europa po mbetet pas SHBA-së dhe Kinës për shkak të rregullave të tepërta dhe ndëshkimit të ashpër të dështimit.

“Europa ka vendosur shumë rregulla dhe ndëshkon dështimin tepër ashpër, duke penguar kështu zhvillimin e inovacioneve të reja”, tha fituesi i Çmimit Nobel në Ekonomi, Philippe Aghion, në një intervistë ekskluzive për Euronews në emisionin e mëngjesit, Europe Today.

“Ne nuk kemi një treg të vërtetë të vetëm dhe kjo është absolutisht e nevojshme. Çdo shtet anëtar ka rregullimet e veta, të cilat i shtojnë mbi rregulloret evropiane. Kjo është ajo që ne e quajmë gold plating (shtresim i tepërt i rregullave)”, shtoi Aghion.

Ekonomistet franceze  thane se BE-ja po mbetet pas SHBA-së dhe Kinës në konkurrencë dhe inovacion, teksa tensionet globale rriten. Aghion thotë se një nga arsyet pse Europa po mbetet pas në inovacion dhe konkurrencë është mënyra se si trajton dështimin.

“Në Europë nuk marrim mjaftueshëm rreziqe, nuk falim dështimin afatshkurtër. Duhet të inkurajojmë dështimin, sepse nëse dështoni, kjo do të thotë që po përpiqeni të bëni diçka të re”, shtoi ai.

Fituesi i Çmimit Nobel tha se Europa do të duhet të investojë më shumë kapital në sektorë me rrezik të lartë të lidhur me inovacionin dhe kërkoi që institucionet financiare dhe kapitali sipërmarrës të luajnë një rol më të madh në BE.

“Nuk kemi institucione financiare që inkurajojnë mjaftueshëm marrjen e rreziqeve. Ne rregullojmë tepër, por nuk investojmë mjaftueshëm. Ne jemi një xhuxh buxhetor”, shtoi më tej ai.

Aghion fitoi Çmimin Nobel këtë vit, së bashku me ekonomistët Peter Hoëitt dhe Joel Mokyr, për “hulumtimin pionier mbi lidhjen midis inovacionit teknologjik dhe rritjes ekonomike afatgjatë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026