Fituesit e çmimeve Oscar, triumfon CODA
CODA është filmi i cili triumfoi në ndarjen e çmimeve Oscar, një event i cili u rikthye me shumë emocione dhe spektakël.
Ceremonia e 94- e Academy Awards riktheu të tapetin e kuq yjet e kinematografisë për të vlerësuar filmat më të mire të vitit.
CODA, një shkurtim i frazës Child of deaf adults tregon për sfidat e një familjeje të shurdhër. Një komedi-dramë, CODA është një rikthim në gjuhën angleze i filmit francez të vitit 2014 La Famille Bélier
Fituesit e çmimeve të tjera:
Filmi Dune fitoi 6 çmime Oscar.
Regjisori më i mirë u shpall Jane Campion (xhejn kempion) në filmin Power of the dog.
Will Smith u vlerësua aktori më i mirë në filmin The Williams Method. Ai luan rolin e babait të tenisteve Venus dhe Serena Williams.
Smith emocionoi me fjalimin e tij duke u shprehur se dashuria do t’ju detyrojë të bëni gjëra të çmendura, por përveç lotëve aktori dhuroi edhe të qeshura, duke goditur në skenë aktorin Chris Rock e cili bëri shaka me bashkëshorten e Smith.
Ndërsa aktorja më e mire e çmimeve Oscar u shpall Jessica Chastain.
Filmi japonez Drive my car u vlerësua filmi më mirë ndërkombëtar.
Filmi më i mirë i animuar u shpall Encanto ndërsa skenari më i mirë u vlerësua Belfast.
Në një garë të ngushte me Beyonce e cila dhuroi spektakël me performancën e saj, trofeun për këngën më të mirë e mori Billie Eillish me No time to die.
Dokumentari më i mirë u vlerësua Summer of Soul
Në ceremoni u shpreh edhe solidariteti me Ukrainën, dhe thirrjet për t’i dhënë fund luftës.
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë