Fituesit e filmit në Venecia, filmi shqiptar ‘Vera andrron detin’ fiton dy çmime

12 Shtator 2021 | 14:12

Filmi nga Kosova “Vera andrron detin” triumfoi në Festivalin e Venecias, i cili mbrëmjen e djeshme bëri me dije edhe trofetë për filmat më të mirë.

Filmi me regji të Kaltria Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës, u vlerësua me çmimin  “Edipo Re’ për efektin përfshirës që të krijon dhe me çmimin për ‘Autoret gra nën 40 moshën vjec‘. 

“Vera andrron detin” është filmi i parë nga Kosova që u shfaq premierën në Festivalin e  filmit në Venecia.

Ai pasqyron rrëfimin e një gruaje që lufton kundër pabarazive gjinore. ’Vera andrron detin’ është një bashkëprodhim kinematografik mes Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Filmi francez mbi abortin e paligjshëm ‘Ngjarja’ është fituesi kryesor i Festivalit të Filmit në Venecia duke rrëmbyer Luanin e Artë.

Edicioni i 78 -të i festivalit më të vjetër të filmit në botë përfundoi duke mbledhur mbrëmjen e së shtunës yjet e kinematiografisë.

Festivali këtë vit ishte konkurues, duke përfshirë filma si “Fuqia e qenit” “Nënat paralele” “Vajza e Humbur” dhe “Dora e Zotit” e Paolo Sorrentino, i cili mori çmimin e dytë, Luani i Argjendtë, për filmin e tij gjysmë-autobiografik “Dora e Zotit”.

Filmi  “Fuqia e qenit’ fitoi çmimin për regjinë më të mirë. 

Penélope Cruz fitoi çmimin për aktoren më të mirë për interpretimin e saj si nënë e re në “Nënat paralele”.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve përfundon festivalin e parë të madh të filmit të sezonit të vjeshtës, i cili deri më tani është vlerësuar  një sukses i jashtëzakonshëm, pavarësisht shqetësimeve nga pandemia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026