Fjalimi i Donika Gërvalla në OKB: Serbia të pranojë se do t’i duhet të paguajë çmimin e mizorive të saj
Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ftoi Serbinë, që dy vendet të nisin një epokë të re, pavarësisht të gjitha mizorive dhe dhimbjeve që i janë shkaktuar popullit të Kosovës.
“Serbia duhet ta dijë dhe të pranojë se do t’i duhet të paguajë çmimin e mizorive të saj vrastare. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj, të çlirohet nga rrënjët e saj gjenocidale dhe të përpiqet të bëhet një vend evropian, me të vërtetë i civilizuar”, tha ministrja e Jashtme e Kosovës.
Duke u kujtuar të pranishmëve sa regjimi serb i Millosheviçit shkaktoi mbi 15 mijë viktima në Kosovë, Gërvalla shtroi pyetjen se çfarë është ajo që i shtyn serbet, dikur viktima të gjenocidit dhe fashizmit, që edhe vetë të bëjnë gjenocid, të përfundojnë në fashizëm dhe ne fund të mos përballen me përgjegjësitë?
“Bota e di, madje shumica e kundërshtarëve dinë: Pavarësia e Republikës së Kosovës është një punë e mbaruar. Sa më parë që Serbia ta pranojë realitetin, aq më shpejt mund të kalojë nga e kaluara e errët në një të ardhme të ndritur. Ne nga ana jonë qëndrojmë të hapur, pavarësisht të gjitha dëmeve që Serbia i ka shkaktuar popullit tonë, për të zgjatur dorën, për të biseduar dhe për të njohur njëri- tjetrin. Le të fillojmë një epokë të re”, tha Gërvalla.
Ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Nikolla Sellakovi tha se pala serbe është gati për dialog, por jo edhe për ultimatume që ka vënë Qeveria e re në Kosovë. Ndërsa shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, theksoi se ka biseduar si me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ashtu edhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, për rëndësinë e vazhdimit të dialogut në mes të të dyja vendeve.
Mbledhja u shoqërua me tensione pasi përfaqësuesi i Rusisë, Dimitri Poljanski, kërkoi nga udhëheqësi i seancës që përfaqësuesja e Kosovës, të hiqte flamurin e Kosovës nga zyra ku ajo po zhvillonte lidhjen me mbledhjen online. Pas disa minutash ndërprerjeje, mbledhja rifilloi dhe u zhvillua ashtu siç nisi, me flamurin e Kosovës në sfond.
Lexoni gjithashtu:
Flamuri i Kosovës bëhet shkak për ndërprerjen e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në OKB
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta