Fjalimi i parë i Vjosa Osmanit si presidente: Serbia të kërkojë falje për krimet
Me 71 vota pro në raundin e tretë, Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës. E paduruar për të mbajtur fjalimin e parë si kryetare e shtetit, Vjosa Osmanit iu desh të presë disa minuta.
Këto momente i shfrytëzoi për t’u përshëndetur me bashkëpunëtorët e ngushtë të saj.
Fjalimin e nisi duke kthyer në vëmendje të shkuarën e Kosovës, luftën e saj për liri.
Por, për të mos harruar sakrificën e atyre që dhanë jetën dhe të atyre që ende rezultojnë të zhdukur, presidentja tha se Kosova do të kërkojë drejtësi dhe se në dialogun me Serbinë do të jetë e barabartë.
“Dialog i drejtë dhe i barabartë paqe kur Serbia të pendohet të kërkojë falje e të vihet drejtësi”, u shpreh znj. Osmani.
Uniteti ishte lajtmotivi që shoqëroi fjalimin e parë të presidentes.
“S’jemi shumë për t’u ndarë në ‘ne’ dhe ‘ata’, jemi një! Dera ime e hapur, s’ka parti të opozitës e pozitës”, u shpreh ajo.
Një falënderim të veçantë e kishte për ish-partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ndërsa debateve për votat nga partitë e tjera në favor të saj u dha këtë përgjigje:
“Te sfidosh veprimet e gabuara, të qëndrosh pas bindjeve tua …nuk është thjesht çështje vote, përmbushja më e madhe, në realizimin e misionit… “veprime të tilla guximtare, janë dëshmi e madhështisë së secilit nga ju”, u shpreh znj. Osmani.
Si gruaja e dyte presidente në Kosove dhe në Ballkan, ajo përcolli edhe një mesazh për gratë dhe vajzat.
Fjalimin e parë si presidente e mbylli me fjalët e Jusuf Gërvallës, “Rruga e drejtë është më e zorshmja!”
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta