Fjalimi ‘nazist’ i Orban, dorëhiqet aleatja e kryeministrit
Reagime të shumta ka shkaktuar fjalimi i kryeministrit hungarez Viktor Orban kur gjatë fundjavës ai u shpreh se racat europiane dhe ato jo europiane po përzihen në Europën Perëndimore.
“Ekziston një botë ku popujt europianë janë të përzier me njerëz nga jashtë Evropës. Kjo është një botë me raca të përziera. Por ne kemi veten tonë , ku popujt nga brenda Evropës përzihen me njëri-tjetrin,” – u shpreh Orban.
Një deklaratë e tillë e cila sipas zëdhënësit të kryeministrit është keqinterpretuar shkaktoi reagime tek opozita.
“Dëgjuam një fjalim të pështirë, të neveritshëm, nazist. Është shqetësuese sesi një kryeministër i Hungarisë, një politikan, qenie njerëzore, duhej të mbante një fjalim të tillë,” – u shpreh Agnes Vadai nga Partia Koalicioni Demokratik.
Fjalimi pati shumë jehonë në Rumani, aty ku u mbajt. Ministri i Jashtëm rumun e cilësoi të papranueshme, ndërsa eurodeputetja socialiste Carmen Avram i tha Euroneës Rumanisë se kishte dëgjuar fjalë të ulëta dhe të frikshme.
Disa nga ata që protestojnë kundër qeverisë thonë se Orban po përpiqet të largojë vëmendjen nga vështirësitë ekonomike.
Për fjalët e liderit ultranacionalist reagoi edhe partia satirike
“Kjo është e vështirë sepse e pranoj që kam tre javë që jam takuar me një ari. Dhe tani nuk kam guxuar as të flas me të, kështu që nuk dimë si ta vazhdojmë lidhjen tonë. Ne do të flasim për këtë javën e ardhshme,” – deklaroi Gergely Kovacs.
Pas fjalimit ka dhënë dorëheqjen edhe një nga aleatet më të ngushta të Viktor Orban.
LEXONI GJITHASHTU:
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin