Flamurtari dhe Luftëtari bien nga kategoria, Tirana me sytë nga titulli
Tirana synon titullin e 25-të kampion, pas një pritje më shumë se 10 vjet. Me një avantazh prej 9 pikë nga Kukësi i vendit të dytë, bardheblutë janë të qetë, pasi do u mjaftonte që të merrnin 4 fitore për t’u shpallur matematikisht kampion, pa marrë në konsideratë ecurinë e fituesve të Kupës.
Skuadra e Emanuel Egbos do të udhëtojnë drejt Durrësit në fundjavë, ku kanë dhe takimin më të vështirë në letër, më pas do të presin Vllazninë para se të sfidojnë Skënderbeun në Korçë.
Në anën tjetër, Kukësi nuk do të synojë maksimumin e të shpresojë hapin fals të kryesuesve, së paku deri në takimin direkt, që është programuar për t’u zhvilluar në javën e 32-të. Verilindorët e Orges Shehit përveç takimit me Flamurtarin këtë javë, do të udhëtojnë drejt Laçit dhe më pas matin forcat me Bylisin.
Takimi direkt mund të përcaktojë një pasqyrë më të qartë për fatin e titullit të këtij edicioni. Tirana e ka në dorë vetë fatin e saj.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta