Flamurtari i kënaqet 1 pike në Korçë, Memelli analizon Skënderbeun
Skënderbeu dhe Flamurtari kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e radhës në Kategorinë e Parë.
Të dyja skuadrat luftuan për 90’ minuta duke treguar dëshirë dhe vendosmëri për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Korçarët gjetën të parët golin me Temitop në minutën e 54, ndërsa 2 minuta më pas vlonjatët barazuan me të përhershmin Erik Flores.
Trajneri i Skëndebeut Migen Memelli pohon se skuadra e tij u paraqit mirë, por u ndëshkua nga kundërsulmi
“Djeg në rastet kur shënon i pari dhe gjërat i bën mirë deri në atë moment. Sido që të jetë sot kishim përballë një skuadër me plot eksperiencë, ka lojtarë të mirë teknikisht që kanë nivel të caktuar si në superiore dhe kategori të parë, e kundërta me ne që kemi lojtarë të rinj në moshë por kjo nuk na pengoi që të përballemi e ballafaqohemi me Flamurtarin. Deri në momentin që shënuam golin kemi qenë ekuilibër gjatë gjithë kohës, me përjashtim të topit të humbur në mesfushë,” – u shpreh ai.
Në anën tjetër braziliani Troisi i kënaqet pikës së marrë në Korçë.
“Në këtë kampionat është shumë e rëndësishme të marrësh pikë jashtë, sidomos përballë një ekipi të vështirë si Skënderbeu. Në pjesën e parë patëm disa dobësi e nuk ishim kompaktë, ndryshe ishte pjesa e dytë ku nisem të qarkullonim topin e të luanim më shpejt. Ne kemi një objektiv, duhet të dalim në Superlige, çdo pikë e rëndësishme,” – deklaroi ai.
Flamurtari kryeson kampionatin me 18 pikë po aq sa Dinamo e vendit të dytë, ndërkohë Skënderbeu renditet i pesti me 13 pikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë