Flamurtari me synime të qarta, basketbollistet vlonjate fitojnë në miqësore
Flamurtari në basketboll për femra ka konfirmuar dhe një herë formën shumë të mirë në prag të nisjes së kampionatit.
Vlonjatet kanë zhvilluar një ndeshje miqësore përballë Niksic të Malit të Zi, ku kanë triumfuar me rezultatin 62-47. Përgjatë gjithë takimit, fitorja nuk u vu aspak në diskutim edhe pse përballë ishte një skuadër cilësore.
Trajnerja e Flamurtarit, Elona Hasanaj ka vlerësuar kundërshtarin ndërkohë që pohon se vleu si test për të parë se ku ndodhej skuadra.
Ky është testi i tretë për Niksic e cila gjithashtu bëhet gati për startin e kampionatit.
“Kjo është ndeshja e tretë që ne zhvillojmë përpara nisjes së kampionatit atje. Ishte një test për të parë gjendjen e skuadrës, ndërkohë të kryejmë rikuperime për në vijim në mënyrë që të mos kemi probleme. Shpresoj që në të ardhmen të zhvillojmë një tjetër miqësore, por në Mal të Zi”, tha ajo.
Superliga e femrave në basketboll në vendin tonë nis në datën 9 tetor, ndërkohë vlonjatet kanë ndeshjen e parë ndaj Studentit në kryeqytet.
LEXONI GJITHASHTU
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta