Haçkaj: Emigrantëve t’u mundësohet votim me postë më 25 prill

15 Janar 2021 | 18:38

Kur kanë mbetur rreth 100 ditë nga zgjedhje e 25 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka finalizuar procesin e votimit të emigrantëve në vendet ku ata punojnë e jetojnë.

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, në ditët e fundit të vitit 2020 u shpreh besimplotë se këtë vit do të realizohej premtimi i vjetër politik për t’u mundësuar emigrantëve të ushtrojnë të drejtën e votës nga vendet ku jetojnë.

Por tashmë kanë mbetur rreth 100 ditë nga dita e zgjedhjeve të 25 prillit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk ka finalizuar projektin se si do të realizohet ky proces.

Florian Haçkaj, bashkëthemelues i Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” thotë se vota e emigrantëve shqiptarë është vështirë të shantazhohet dhe pjesëmarrja e tyre do të ishte një vlerë e shtuar në procesin zgjedhor.

“Janë 1.6 milionë shqiptarë të shpërndarë në për botë të cilët deri diku e kanë vënë në vijë jetën ku jetojnë dhe vota e tyre është vështirë të shantazhohet”, tha ai.

Bashkëthemelues i Lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” shprehe se ata kërkojnë që votimi të mundësohet përmes postës si zgjidhje më e mirë e mundshme.

 

Lexoni gjithashtu:

Ku “humbi” vota e emigrantëve? Ende nuk dihet si do të funksionojë, procesi drejt dështimit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026