Florian Marku mund ukrainasin dhe shpallet kampion bote në IBF
Ditë historike për boksierin Florian Marku. Lushnjari 28 vjeç fitoi titullin e parë në karrierën e tij duke u kurorëzuar kështu kampion bote për federatën IBF në boks, në një sfidë mjaft të luftuar.
“Luftëtari” shqiptar u shpall fitues me pikë kundër ukrainasit Maksim Prodan, pas zhvillimit të dhjetë raundeve.
Në stadiumin Tottenham Hotspur, i cili ishte mbushur plot me tifozë, Marku tregoi gjatë gjithë kohës se ishte mbi kundërshtarin.
Kjo vlerësohej si ndeshja më e rëndësishme në karrierën e deritanishme në boksin profesionist për Florian Markun, i cili shkroi sukses pasi arriti t’i shkaktonte humbjen e parë në karrierë ukrainasit Maksim Prodan.
AND THE NEW 🔝
Florian Marku wins the IBF International Welterweight Title 🇦🇱 pic.twitter.com/tCM2w4Qg8x
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 25, 2021
Marku ka dëshmuar një ecuri shumë të mirë në karrierën e deritanishme. Në dhjetë përballje, nëntë i ka fituar dhe një tjetër e ka mbyllur në barazim.
Ky duel ishte parashikuar të luhej në muajin qershor, por një lëndim i Markut bëri që sfida të shtyhej për në shtator dhe në fund pritja u kurorëzua në sukses të plotë për boksierin shqiptar.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta