Fluks në Qafë-Thanë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut zgjedhin bregdetin shqiptar për pushime
12 Korrik 2021 |
13:18
Sezoni veror ka rritur numrin e personave që hyjnë në Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë kaluar më shumë se 8000 shtetas të huaj dhe shqiptarë dhe si pasojë janë krijuar radhë të gjata.
Sipas të dhënave zyrtare, nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut në 24 orët e fundit kanë dalë 3770 shtetas.
Sa i përket punëtorëve sezonalë, kalimi i tyre ka vijuar normalisht, me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase. Arsyeja e ndalimit lidhet me çështjen e dokumenteve për punësim.
Veç pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës, funksionojnë edhe dy pikat e tjera kufitare me Maqedoninë e Veriut, Tushemishti e Gorica, në të cilat kalojnë një numër më i vogël udhëtarësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta