Fluks pacientësh me covid në Shkodër, përshtaten 95 shtretër në spitalin rajonal

3 Dhjetor 2020 | 16:51

Çdo ditë, në spitalin rajonal të Shkodrës, trokasin rreth 35 persona të dyshuar me covid 19. Fluksi është mjaft I lartë dhe tashmë autoritetet kanë vendosur që edhe spitali i Shkodrës të marrë masa për t’u kthyer në një spital covid.Euronews Albania vështroi nga afër situatën pranë urgjencës së këtij spitali ku vërehet një numër i shtuar i pacientëve.

Kreu i spitalit Ardjan Dajti shprehet se ndonëse numri I atyre që paraqiten në urgjencë është I lartë, pozitiv është fakti se qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe që në simptomat e para vrapojnë për t’u ekzaminuar.

“Rastet janë shtuar në numër por rastet që kam referuar në spitalet covid në Tiranë janë reduktuar”, tha Dajti.

Ezaurimi i spitalit covid 3 dhe hapja e covid 4 ka bërë që të merren masat për krijimin e kushteve për spitalet rajonale. Dajti shprehet se janë marrë masat për krijimin e infrastrukturës me rreth 95 shtretër akomodues si dhe po kryhet një investim i cili pritet të përfundojë brenda 2 ditëve të ardhshme për 2-fishimin e rezervës së oksigjenit.

“Aktualisht jemi duke punuar për shtrimin e linjave të oksigjenit. Jo se ka munguar por duhet një fluks më i rritur që i përgjigjet nivelit të oksigjetit për të prekurit nga COVID-19. Ndërkohë është siguruar baza materiale për analizat në lidhje me covid dhe që nuk janë bërë më përpara. Po kështu edhe mjetet mbojtëse”, tha ai.

Por a ka mjaftueshëm psikolog spitali i Shkodrës për të vëzhguar gjendjen e pacientëve me covid?

“Referuar stafit që kam aktualisht nuk mund të them që ka mjaftueshëm pasi jemi në një situatë të jashtëzakonshme, Dikur kanë qenë më shumë, por sot aktualisht janë katër psikologë në strukturë”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026