Fluturimi i parë në Kukës, pasagjeri Jashar Kingji tregon se udhëtimi ishte falas

19 Prill 2021 | 09:40

Jashar Kingji, një prej pasagjerëve që u nis nga Londra me avionin “Air Albania” dhe udhëtoi drejt Rinasit e më pas drejt Kukësit tregoi në Euronews Albania emocionet e këtij udhëtimi.

“Udhëtimi shkoi shumë mirë. Unë u nisa nga Londra bashkë me vëllain tim. Avioni bëri një ndalesë në Rinas pastaj në Kukës. Fluturimi ishte shumë i rehatshëm, shumë emocional”, u shpreh zoti Kingji.

Ai tregoi se bileta e fluturimit ishte falas.

“Pagesa ishte falas. Ne bënë aplikimin dhe na u aprovua. Unë kam 20 vite që jetoj në Angli. Unë do të qëndroj dy javë dhe më pas mesa duket se do të fluturoj nga Tirana drejt Londrës”, tregoi zoti Kingji.

Ai tha më tej se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit dhe theksoi se duhet të votojmë për ata që punojnë.

Lexoni gjithashtu:

Eksperti i aviacionit civil Baçi, pohon se aeroporti i Kukësit është tashmë funksional, kontrollorët janë ata të Rinasit

Rama shpjegon nga Kukësi, zanafillën e emrit të aeroportit të dytë në Shqipëri

Avioni i parë mbërrin në aeroportin e Kukësit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026