FMN-ja për amnistinë fiskale: Qeveria të ndryshojë projektligjin
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Yan Sun deklaroi se Shqipëria nuk është ende gati për të bërë amnistinë fiskale.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Sun u shpreh se projektligji mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor.
Sipas saj, qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar dhe për ta bërë këtë, duhet të ketë një sistem modern të administratës tatimore.
“Projektligji për amnistinë mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor. Përfshin një falje të konsiderueshme të personave që përveç këtyre, kanë një heqje të interesave dhe penaliteteve, të cilat mund të japin një amnistim nga ndjekja penale. Qeveria duhet të ndryshojë projektligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar. Por që ta konsiderojë, duhet të ketë përmbushur disa parakushte.
Një sistem modern të administratës tatimore për marrjen e informacionit dhe gjithashtu një sistem të përshtatshëm për zbatimin. Duhet të ketë dhe kompetenca të dëshmuara për publikun që ka një aftësi për zbulimin. Nevoja për të pasur një sistem të tillë dhe për t’i dhënë besim publikut është të kuptohet se evazorët fiskalë do të ndiqen dhe penalizohen. Një tjetër kusht është kuadri kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta