Fokusi i partive në fushatë, Mëhilli: PS me vaksinimin dhe rindërtimin, PD me mitingjet
Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli tha se Partia Socialiste e ka bazuar gjithë fushatën te vaksinimi dhe rindërtimi ndërkohë që fokusi i Partisë Demokratike janë mitingjet.
Ajo komentoi sondazhin e Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjoze MRB ku sipas saj, Partia Demokratike ka pësuar një rritje të paktën mbi 10% për qarkun e Elbasanit.
“Partia Demokratike në ditën e saj më të mirë ka pasur rezultatin shtatë me shtatë me Partinë Socialiste në vitin 2009 dhe nuk është çudi që edhe ta kapi mandatin e shtatë nëse Lëvizja Socialiste për Integrim nuk arrin të paktën në një mandat,” – tha Mëhilli.
Bazuar në statistikat e sondazhit, ekspertja e komunikimit u shpreh se rënia e LSI-së nga dy mandate në zero tregon qartë se do pësojë një rënie në gjithë qarqet.
Sipas Mëhillit Partia Socialiste vijon të ruajë epërsinë në qarkun e Fierit, ku pavarësisht se dyshonte në marrjen e 11 mandateve, pohoi se është një rezultat i kënaqshëm edhe marrja e dhjetë prej tyre.
“Partia Demokratike duhej që me doemos në qarqet e Shqipërisë së mesme që janë Tiranë, Durrës, Elbasan të kishte një rikuperim të madh. Sikur Partia Socialiste të luajë për barazimin në këto tre qarqe del prapë shumë mirë,” – u shpreh Mëhilli.
Ekspertja e komunikimit tha në studion e Euronews Albania se Partia Demokratike pas pasur një rënie të vazhdueshme, gjë që sipas saj duhet të ishte marrë në konsideratë dhe të analizohej për të kuptuar faktorët që kanë sjellë diçka të tillë.
Ndërkaq, takimet elektorale të PD-së që janë organizuar me një prani të madhe njerëzish pavarësisht periudhës së pandemisë, duhen parë me kujdes sepse në këndvështrimin e Mëhillit, mungesa e kujdesit dhe mos respektimi i protokollit të sigurisë anti-COVID mund të perceptohet jo mirë nga ata që janë të pavendosur, gjë që nuk do ishte në favor të Partisë Demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
- Strategjitë e partive në zgjedhje, analistët: Fushatë e qetë, ka mungesë alternative
- “Drejtësi për shqiptarët”, protestë në Maqedoninë e Veriut për rastin “Monstra”
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta