Me sytë nga Tirana e Prishtina, përballë shpopullimit masiv preshevarët presin fondin nga qeveritë
Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovës e Shqipërisë, mbajtur më dy tetor në Tiranë, në mesin e shumë marrëveshjeve të nënshkruara, ishte edhe ajo për vlerësimin e krijimit të një Fondi të përbashkët për Luginën e Preshevës.
Mes dëshirës për zhvillim dhe neglizhencës së Beogradit zyrtar, preshevarët në Kosovë, janë optimist se Fondi për Luginën mes Kosovës e Shqipërisë, për të cilin dy qeveritë ranë dakord në Tiranë, do të realizohet.
“Po natyrisht se tani marrëveshja është arritur e besoj se dy ministritë përkatëse, do t’i ndërmarrin veprimet e duhura për formimin e ekipit punues, dhe ekipi punues do të duhej që natyrshëm, bashkarisht me përfaqësuesit politik e institucional në Luginë, t’i identifikojë çështjet me të cilat kanë nevojë të mbështeten më shumë shqiptarët”. Megjithatë, të tjerë, sikurse Milaim Shefkiu, me prejardhje nga Bujanoci, deklarojnë se krijimi i këtij fondi është hap i mirë, por i vonuar”,- u shpreh Zijush Ahmeti, preshevar që jeton në Prishtinë
“Fondi për Luginën e Preshevës është fond i vonuar për 20 vjet e meqë është vonuar për 20 vjet lë hapësirë dyshimi se vështirë do të implemetohet. E nëse dy qeveritë janë serioze në këtë projekt, atëherë duhet të implementohet menjëherë, përndryshe çdo vonesë lë hapësirë të mos implementohet fare”.Ndërkohë, nga Lugina, ku banorët e tri komunave shqiptare, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, banorët e të cilave kanë nevojë për ndihmë në të gjitha fushat, qytetarët kanë filluar të shpërngulen masivisht. Gjilani, Prishtina e Fushë Kosova janë komunat në Kosovë ku numri i tyre është më i përqendruar”,- tha në fjalën e tij Milaim Shefkiu, një banor i Bujanocit që jeton në Kosovë.
Një tjetër banor që shprehu shqetësimin e tij ishte dhe Atullah Rexhepi, preshevar që jeton në Fushë Kosovë.
“Shumë të rinj, jo vetëm ata por edhe të moshës së mesme e kanë lëshuar vendin e nuk jetojnë më aty e një pjesë tjetër që jetojnë tani aty mendojnë ta lëshojnë vendin në të ardhmen e të shkojnë në perëndim”,- tha ai.
Nga gjashtë mbledhje të përbashkëta, vetëm në atë të parën në Prizren, Kosova e Shqipëria kishin ndarë nga 50 mijë euro për renovimin e një materniteti në Preshevë. Ditë më parë, Qeveria Hoti krijoi një zyrë për Luginën e cila do të veprojë pranë zyrës së kryeministrit.
Lexoni gjithashtu:
Fondi për Preshevën, diskriminimi serb pengon zhvillimin e shqiptarëve të Luginës
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta