Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan, ku tha se LDK është e gatshme të përballet me çdo sfidë që del përpara.
Ai falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët për angazhimin e tyre të për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Shtëpia jonë politike ka pasur shumë furtuna, por ne gjithmonë kemi dalë ballëhapur dhe faqebardhë, do të dalim edhe në këto zgjedhje. Me 14 shkurt, qytetarët do të votojnë për LDK-në, për të vazhduar qeverisjen e mirë, menaxhimin e suksesshëm të pandemisë dhe mbështetjen për qytetarët dhe bizneset vendore. Që nga ardhja ime në krye të qeverisë, kemi forcuar marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në, kemi larguar nga tavolina e dialogut çështjen e shkëmbimit të territoreve, kemi sjellë njohjen e Izraelit”, tha Hoti, raporton Kosova Press.
Sipas një komunikate të LDK-së, Hoti citohet të ketë thënë se kur ai e mori qeverisjen, Kosova përballej me kërcënimin për largimin e forcave të ushtrisë amerikane, ndërsa sot FSK-ja po merr pjesë në misione paqeruajtëse me gardën e Ajovës.
Sipas tij, Lidhja Demokratike e Kosovës ka listën me kandidatët më të mirë dhe është e gatshme të përballet me çdo sfidë.
Lista e kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës:
1. Avdullah Hoti
2. Kujtim Shala
3. Hykmete Bajrami
4. Agim Veliu
5. Behgjet Pacolli
6. Lirije Kajtazi
7. Anton Quni
8. Arben Gashi
9. Ardita Dushi
10. Driton Selmanaj
11. Lumir Abdixhiku
12. Doruntine Maloku Kastrati
13. Besian Mustafa
14. Arban Abrashi
15. Besa Gaxherri
16. Ardian Shala
17. Armend Zemaj
18. Vlora Dumoshi
19. Frasher Demaj
20. Imet Rrahmani
21. Valentina Bunjaku Rexhepi
22. Ibrahim Makolli
23. Shkemb Manaj
24. Marigona Geci
25. Shkelzen Hajdini
26. Hatim Baxhaku
27. Rrezarta Krasniqi
28. Muharrem Svarqa
29. Ilir Ferati
30. Saranda Musliu
31. Fidan Rekaliu
32. Shkumbin Gashi
33. Vlora Limani Hajnuni
34. Islam Pacolli
35. Florian Dushi
36. Besart Dreshaj
37. Fetah Rudi
38. Sali Asllanaj
39. Ganimete Ismajli
40. Ekrem Hyseni
41. Faton Bislimi
42. Brikenda Kryeziu
43. Xhavit Uka
44. Jetlir Zyberaj
45. Mimoza Shahini
46. Hysni Gerguri
47. Fadil Gashi
48. Filloreta Berisha
49. Brahim Selimaj
50. Shefqet Shehu
51. Fatlume Jaha
52. Fahredin Spahija
53. Ali Topalli
54. Mirlinda Sopi-Krasniqi
55. Adnan Merovci
56. Feim Salihu
57. Myvera Mustafa
58. Visar Hoti
59. Jeton Biqkaj
60. Fatbardha Emini Halabaku
61. Fehmi Cena
62. Ibrahim Kryeziu
63. Ardita Rrahmani
64. Nuredin Ibishi
65. Avdi Pireva
66. Flutura Beka Kamberaj
67. Mirsad Sylejmani
68. Ilir Hasani
69. Kaltrine Demiri
70. Anton Berisha
71. Salih Morina
72. Lindita Bellaja
73. Adnan Lahu
74. Defrim Gashi
75. Zahide Gervalla
76. Flamur Sefaj
77. Bahtir Kastrati
78. Buleza Kuci
79. Ramiz Ramadani
80. Bexhet Xheladini
81. Rita Spahiu
82. Ajet Avdili
83. Shefki Gashi
84. Violete Osaj Tafilaj
85. Shefket Kolgeci
86. Zenun Shala
87. Aferdita Morina Biffar
88. Qendrim Selimi
89. Selajdin Fanaj
90. Alma Lama
91. Blerim Rexhbogaj
92. Valdet Hoxha
93. Qibrije Hoxha
94. Isa Shabani
95. Xhelal Krasniqi
96. Sabrije Drancolli
97. Nazmi Iberdemaj
98. Veton Gashi
99. Drenusha Zeka
100. Syle Hoxha
101. Shpetim Sojeva
102. Arlinda Uka
103. Fadil Halili
104. Ismail Kasumi
105. Sabedin Berisha
106. Ismet Maki
107. Hasan Qyqalla
108. Isa Podrimja
109. Ibrahim Syla
110. Fitim Havolli.
KQZ-ja konfirmoi se janë dorëzuar për aplikim dhe certifikim, gjithsej 28 subjekte politike në Kosovë, prej tyre: 21 parti politike; 2 koalicione; dhe 5 iniciativa qytetare, ndërsa numri i kandidatëve për deputetë është 1079.
Për partitë politike, KQZ-ja ka caktuar dhjetë ditë fushatë, përkatësisht nga data 3 deri më datë 12 shkurt, kurse më 14 shkurt qytetarët me votën e tyre do të zgjedhin përfaqësuesit në Kuvendin e Kosovës.