Formula 1, Lewis Hamilton fiton garën e Portugalisë

3 Maj 2021 | 08:53

Lewis Hamilton ia doli të fitojë garën e dytë për këtë sezon duke lënë sërish pas Max Verstappenin e Red Bull Racing.

Në Çmimin e Madh të Portugalisë, kampioni i botës festoi fitoren e 97-të në karrierë duke iu afruar edhe më tej synimit prej 100 fitoreve në Formulën 1.

Përballja e kësaj fundjave ishte më e fortë se ajo e viteve të fundit ku Hamilton hasi konkurrencë jo vetëm nga dyshja e Red Bull Verstappen dhe Perez, por edhe nga shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas. Ky i fundit pati siguruar “Pole-Position” me një kohë 7 të mijtat e sekondit më të shpejtë se Hamilton.

Nisja e garës pa Hamiltonin të zbriste fillimisht në vendin e tretë e më pas, pas 20 xhirosh, të merrte vendin e parë për të mos e humbur më. Pasi mori kryesimin britaniku bëri që fitorja në Portimao të dukej tejet e lehtë, por në fakt nuk ishte dhe aq.

Drejtuesi i skuadrës Mercedes tha pas garës se suksesi ishte meritë vetëm i Hamilton, pasi këtë sezon diferencat me Red Bull-in janë ngushtuar ndjeshëm dhe kjo mund të jetë hera e parë që dominanca e nisur prej vitit 2014 të mund të vihet në diskutim.

Pas tre garash Hamilton kryeson kampionatin me 69 pikë, pas vjen Verstappen me 61, Landro Norris i McLaren me 37 dhe Valtteri Bottas, po me Mercedes, me 32.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026