Formula 1, Lewis Hamilton siguron nisjen nga vendi i parë në Emilia Romagna
Lewis Hamilton siguroi nisjen nga vendi i parë për garën e Çmimit të Madh të Emilia Romagnas në Itali.
Britaniku ishte 0.035 të mijtat e sekondit më i shpejtë se meksikani Sergio Perez i Red Bull, i cili la pas shokun e skuadrës Max Verstappen me 0.052 sekonda.
Teksa për shumicën e sportdashësve të Formulës 1 vendi në “Pole Position” i Hamiltonit nuk duket surprizues, për skuadrën e Merdecedsit duket se ishte. Vetë kampioni i botës shkëmbeu fjalë në radio me inxhinierin Peter Bonnington duke thënë se “nuk e prisnin të ishin para Red-Bull-it”.
“Padyshim nuk e prisja të ishim para dy Red-Bull-ave,” – tha Hamilton, – “Ata kanë qenë tejet të shpejtë gjatë gjithë javës, kishin 0.6 sekonda përpara kohës sonë, por makina ishte ca më mirë këtë fundjavë”.
Pas garës së parë të këtij sezoni në Bahrejn, Hamilton kryeson me 25 pikë, pas vijnë Verstappen me 18 pikë e Bottas me 16 pikë.
Nga gara e parë u pa qartë se rivaliteti kryesor mbetet Mercedes-Red Bull.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta