Formula 1, Lewis Hamilton zgjat edhe me dy vite kontratën me Mercedesin
Shtatë herë kampioni i botës në Formulën 1, Lewis Hamilton do të vijojë të garojë për skuadrën e Mercedesit për të paktën edhe dy sezone.
Britaniku 36-vjeçar zyrtarizoi ripërtëritjen e kontratës edhe me dy vite deri në fund të vitit 2023 me skuadrën gjermane.
Këtë sezon Hamilton garon për të arritur rekordin e tetë kampionateve të Formulës 1, rekord që aktualisht është 7-të, dhe ai e ndan me Michael Schumacher. Megjithatë situata ka qenë e vështirë krahasuar me vitet e shkuara pasi përballë ka një rivalitet të shtuar me Max Verstappen të Red Bull – Hamilton është 18 pikë pas belgut.
Pikërisht situata aktuale duket se e ka nxitur që Hamilton të firmosë për të paktën edhe dy vite me Mercedes në mënyrë që ta ketë ende një mundësi për ta arritur titullin e tetë.
“Kemi ende plot gjëra për të arritur, si në pistë, po ashtu dhe jashtë piste,” – tha Hamilton pas njoftimit të zgjatjes së kontratës.
Përtëritja e marrëveshjes erdhi shpejt krahasuar me periudhën e vitit 2020, kur pas disa muajsh negociata çështja u shty deri në fund të sezonit dhe në fund Hamilton hodhi firmën për vetëm një vit shtesë.
Ndryshe nga sa pritej, Hamilton nuk ka shkurtuar pagën, përkundrazi pas periudhës së pandemisë atij shifrat i janë rikthyer në rreth 40 milionë paundë në vit.
Hamilton dhe Mercedesi kanë dominuar Formulën 1 që prej vitit 2014. Vetëm ish-shoku i skuadrës, Nico Rosberg, ka arritur t’ia ndërpresë serinë e rezultateve pozitive, ndërsa tashmë ai ka thyer edhe disa prej rekordet e Schumacher si 100 “Pole Position” apo 98 gara të fituara.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta