Formula 1, Mercedes vazhdon të dominojë, Bottas e Hamilton nisen të parët, zhgënjen Ferrari
Edhe pse kampionati u shty për 4 muaj, sërish dominimi i Mercedesit në Formulën 1 nuk është zbehur, përkundrazi është bërë akoma më i fortë.
Të ashtuquajturat “Shigjetat e argjendta” vendosën diktatin e tyre në provat zyrtare të Austrisë, duke siguruar vijën e parë të nisjes.
Valtteri Bottas do të niset i pari nga “Pole Position” dhe menjëherë pas tij do të niset kampioni në fuqi i botës Lewis Hamilton.
Në vendin tretë u rendit holandezi i Red Bullit, Max Verstapen ndërsa mund të konsiderohen kualifikuese zhgënjyese për Ferrarin.
Kokëkuqja nga Maranelo nuk mundi të bënte shumë. Carles Lecrlerc u rendit i shtati me gati 1 sekondë distancë nga Bottas, ndërsa Sebastian Vettel nuk mundi të kualifikohet ne sesionin e tretë të prova zyrtare, duke e mbyllur në vendin e 11-të.
Me gjasa edhe ky vit do të jetë nën shenjën e Mercedesit, dhe mbetet për t’u parë se cili nga pilotët e kësaj skuadre do të tregohet më i zoti.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta