Çarls Leklerk fiton pozicionin e parë në nisje në Formula 1

9 Prill 2022 | 10:57

Në Australi përfunduan provat zyrtare për Kampionatin e Formula 1, ndërsa gara do të nisë të dielën.

Çarls Leklerk ka fituar pozicionin e parë në nisje në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Australisë. Ai do të niset i pari në garën e nesërme.

Piloti i Ferrari regjistroi kohën më të shpejtë, me një diferencë shumë të vogël me kampionin në fuqi të Formula 1, Maks Verstapen që garon me Red Bull Racing.

Karlos Seinz do të niset i nënti me Ferrari, pasi u pengua në fund për të regjistruar një kohë të shpejtë nga Fernando Alonso i cili doli jashtë piste.

I treti do të niset një makinë Red Bull, me Sergio Perez në timon.

Lewis Hamilton do të niset i pesti, para shokut të tij të skuadrës, George Russel dhe Daniel Riciardo të Meklaren. Lando Norris e nis i katërti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026