“Dështoi BE, jo Shqipëria dhe RMV”, kryeministri Rama reagon pas vendimit të vendeve anëtare
“Dështoi Bashkimi Europian dhe jo Shqipëria apo Maqedonia e Veriut”. Këtë deklaroi nga Shkupi, kryeministri Edi Rama, një ditë pas vendimit të vendeve anëtare të BE për të mos caktuar datën për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për të dyja vendet, për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria.
“Dështoi Bashkimi Europian dhe jo Shqipëria apo Maqedonia e Veriut. Ne jemi partner i rëndësishëm ekonomik me Maqedoninë e Veriut. Ne nuk kemi dështuar, ata kanë dështuar. Është shtëpia e tyre, ne duam të hyjmë në këtë shtëpi, ndaj dhe nuk vendosim ne. Ne jemi në Europë, jemi të rrethuar nga kufij europianë. E vetmja keqardhje që kam është se do të ishte më mirë të na thonë se; ‘ju duam brenda familjes, por janë disa rregulla që nuk janë ende gati’, pasi krijohet një situatë pak e çuditshme, pasi qytetarët në Shqipëri i besojnë këta zyrtarë evropianë, dhe mendojnë se është politika e brendshme problem”, ka thënë Rama.
Nga ana e tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u shpreh se vendimi i BE është dëshpërim i madh për dy vendet tona, por edhe mossukses i politikës së BE.
Sipas z. Zaev, pavarësisht vendimit të Bashkimit Europian, qeveritë e të dyja vendeve demonstrojnë vlera europiane.
“Për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, anëtarësimi në BE mbetet rruga e vetme”, tha kryeministri i RMV.
Deklaratat, dy kryeministrat i bënë në Forumin Ekonomik në Shkup, i cili mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut.
Forumi bëri bashkë udhëheqësit politikë dhe komunitetin e biznesit nga rajoni dhe synon ndërtimin e bashkëpunimeve për zhvillimin e rajonit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev iu drejtuan pjesëmarrësve në forum, ku përveç komunitetit të biznesit marrin pjesë edhe ambasadorë nga vende të ndryshme.
Korrespondenti i Euronews Albania në Shkup, Benjamin Arifi raportoi se kryeministri i RMV, Zoran Zaev në fjalimin hapës i ka njohur sipërmarrësit e pranishëm në forum me zonat e lira ekonomike dhe përparësitë e investimit në RMV.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta