Forumi për Ballkanin Perëndimor, liderët thirrje Brukselit të mbajë premtimet ndaj rajonit

14 Tetor 2021 | 16:20

Forumi për Ballkanin Perëndimor i organizuar nga “The Economist” ka mbledhur këtë të enjte në Shkup liderët e shteteve të rajonit.

I ftuar në këtë forum, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur edhe për aksionin në veri të vendit, ku tha se po luftohet për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Për të, Ballkani duhet të përballet edhe me të kaluarën dhe gjenocidet e popujve ballkanik.

“Përballja me të kaluarën është një element që duhet të përballen shtetet ballkanike. Që me të vërtetë të fillohet me paqen, duhet të zgjidhim të kaluarën. Të përballemi me pastrimin e saj, siç janë spastrimet etnike, gjenocidet”, u shpreh Albin Kurti.

Në këtë forum, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev u ndal tek problemet me Bullgarinë dhe veton ndaj Maqedonisë së Veriut që ka bllokuar procesin e anëtarësimit në BE. Zaev theksoi se pas zgjedhjeve në Bullgari mund të zgjidhet ngërçi mes dy vendeve.

“Personalisht besoj se deri në fund të këtij viti është e mundur zgjidhja me Bullgarinë. Ata e kuptojnë atë edhe kur flasim njëri me tjetrin, madje edhe bashkë në konferenca për shtyp ata thonë gjuha maqedonase, njerëzit maqedonas, megjithatë zyrtarisht nuk e pranojnë”, tha Zoran Zaev.

Sa i përket Malit të Zi, zv.kryeministri Dritan Abazoviç ishte kritik ndaj sjelljeve të liderëve politik evropianë karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kuptohet që kemi probleme mes vendeve të rajonit tonë. Retorika e liderëve të BE-së, ndonjëherë nuk është në harmoni me ato vlera. Nëse vërtetë duam anëtarësim në BE, duhet të veprojmë në harmoni me vlerat evropiane”, tha Dritan Abazoviç.

Pjesëmarrësit në Samit shpresojnë se procesi i zgjerimit të BE-së është akoma i gjallë dhe i bënë thirrje Brukselit që të realizojë premtimet ndaj Ballkanit Perëndimor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026