FOTO | Ky është i riu që iu konfiskuan 3 mln euro pasuri
28 Tetor 2022 |
14:40
Emiliano Shega, me banim në Peqin, është i riu që sot iu konfiskua një pasuri me vlerë 3 mln euro, e cila dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal.
31-vjeçari është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, për trafikim të lëndëve të forta narkotike dhe për mbajtje të armëve ofensive.
Nga hetimet rezultoi se ishte pjesë e një grupi kriminal që trafikoi drejt Mbretërisë së Bashkuar kokainë me vlerë 10 milion paund.
Gjatë aksionit të policisë, droga u gjet e fshehur nën dysheme, mbi të cilën ishte vendosur edhe një divan.
Më herët është arrestuar në Amsterdam, Holandë, për trafikim të narkotikëve, si dhe është dënuar në Shqipëri, për mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe falsifikim të dokumenteve.
Pasuritë e konfiskuara:
- Pjesë toke (kullotë) me sipërfaqe 45 000 m2, në fshatin Gjilek, Himarë;
- 1 apartament me sipërfaqe 130 m2, në Tiranë;
- 2 garazhe me sipërfaqe 230 m2, në Tiranë;
- 1 vile dykatëshe me sipërfaqe 500 m2, në Peqin;
- 1 apartament me sipërfaqe 111 m2, në Kryevidh, Kavajë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta