FOTO-LAJM | Me sa i more drutë? Pyetja e klientëve në lokalin në Korçë

23 Shtator 2022 | 14:04

Në Korçë, çmimi i druve për metër kub ka shkuar deri në 7,500 lekë të reja, çka e bën të papërballueshme për qytetarët në juglindje.

Një lokal, ka vendosur në doza ironie një shkrim brenda ambienteve të tij, ku pyetja që klientët bëjnë së tepërmi është: “I more drutë? Me sa?”.

Për shkak edhe të rritjes së cmimit të energjisë, shumica e familjeve në qarkun e Korçës,  preferonin drurin si lëndë e parë për ngrohje.

Vitin e kaluar një metër dru kushtonte 35-40 mijë lekë të vjetra, ndërkohë këtë vit kushton 65-70 mijë lekë të vjetra.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026