FOTO| Momenti i përplasjes me armë zjarri në Elbasan
Elbasani u trondit ditën e sotme nga një përplasje me armë zjarri ku mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë: Emiljan Prenga 39 vjeç; Pavlo Vuksani 50 vjeç; Eltjon Bodinaku 32 vjeç dhe Xhensila Sota 27 vjeçe (punonjëse e policisë).
Autori i vrasjes, ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Papleka është dorëzuar në policinë e Tiranës pak pas ngjarjes së rëndë.
Në foton e mësipërme shihet momenti kur Papleka duket me armë në dorë, pranë një furgoni, që sipas informacioneve paraprake i përkiste Partisë Demokratike, pak momente përpara se të ndodhte shkëmbimi i zjarrit që la të vrarë 56-vjeçarin Xhuvani.

Në deklarimet e para i vetëdorëzuari sipas burimeve, ka thënë se e ka bërë për vetëmbrojtje dhe se ngjarja ka precipituar, pasi sipas tij viktima po shpërndante para për vota.
Pjerin Xhuvani njihej në Elbasan pasi ka qenë drejtor i Spitalit Psikiatrik të Elbasanit e më pas drejtor i Drejtorisë Rajonale të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në vitin 2015 qe arrestuar për abuzime me skemën e rimbursimit të ilaçeve.
Ai ka qenë i angazhuar me disa parti politike. Më parë ka qenë funksionar i LSI-së në Elbasan, apo dhe Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Gazetari Merin Maçi tha se së fundmi nuk ka pasur të dhëna për angazhim specifik me ndonjë forcë politike.
Në përplasjen mes simpatizantëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, më 14 mars, Pjerin Xhuvani qe pikasur në fotografi të denoncuara nga opozita teksa përshëndetej me Sekretarin e Partisë Socialiste Taulant Balla.
Lexoni gjithashtu:
Një i vrarë dhe katër të plagosur në Elbasan, pranga autorit të dyshuar
Presidenti Ilir Meta reagon për vrasjen në Elbasan
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta