FOTO/ Vritet në Spanjë ish-politikani ukrainas pro-rus, çfarë dyshohet

21 Maj 2025 | 14:33

Një burrë 52-vjeçar humbi jetën mëngjesin e së mërkurës pasi u qëllua me armë zjarri në hyrje të Shkollës Amerikane në Pozuelo de Alarcón, një lagje elitare në periferi të Madridit.

Viktima është identifikuar si Andrei Portnov, një qytetar ukrainas pro-rus, ish-këshilltar i presidentit të rrëzuar Viktor Janukoviç dhe zëvendëskryetar i administratës presidenciale gjatë mandatit të tij.

Sipas burimeve nga agjencia EFE, Portnov u qëllua disa herë rreth orës 09:15 të së mërkurës, menjëherë pasi kishte lënë fëmijët e tij në ambientet e shkollës.

Sipas dëshmitarëve dhe burimeve të Ministrisë së Brendshme, ai ishte duke hyrë në automjetin e tij kur persona të panjohur e qëlluan në shpinë dhe në kokë.

Autorët më pas u larguan drejt një zone të pyllëzuar pranë vendit të ngjarjes dhe ende nuk janë identifikuar.

Ekipet emergjente të mbërritën në vendngjarje, por mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e viktimës ndërsa ngjarja ka shkaktuar panik në shkollë, pasi ndodhi gjatë orës së pikut, kur shumë prindër ishin të pranishëm në zonë.

Portnov ishte subjekt i akuzave për korrupsion dhe përvetësim nga autoritetet amerikane dhe ishte përfolur për lidhje të ngushta me interesat ruse, veçanërisht pas konfliktit në Ukrainë.

Burime të Policisë Kombëtare kanë bërë të ditur se janë duke hetuar pistën e një larjeje hesapesh si një nga skenarët e mundshëm të vrasjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekspertë të Policisë Shkencore dhe Grupi V i Vrasjeve, të cilët po mbledhin prova për zbardhjen e ngjarjes.

Nga ana tjetër, Shkolla Amerikane ka refuzuar të komentojë rreth incidentit, duke theksuar se në atë moment prindërit dhe nxënësit ishin ende të mbledhur brenda godinës, në pritje të informacioneve zyrtare.

Hetimet po vazhdojnë, ndërsa autoritetet spanjolle janë në kërkim të autorëve dhe të motivit pas këtij akti të rëndë kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë

I dyshuari kryesor për një sulm me bombë në Monako këtë javë që plagosi rëndë një manjat biznesi të lindur në Ukrainë dhe dy anëtarë të familjes...
21:07 | 03/07/2026

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

Më shumë se katër muaj pasi u vra në ditën e parë të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, Ali Khamenei, i cili e...
20:21 | 03/07/2026