FOTOGALERI l Ironia, Rama, Basha dhe Meta ulen në një tavolinë

26 Maj 2020 | 15:00

Pandemia e COVID-19 ka dëmtuar rëndë bizneset në vend. Masat shtrënguese për të parandaluar coronavirusin, kanë bërë që shumë qytetarë të humbin vendet e punës.

Tashmë që kanë nisur masat lehtësuese, sërish bizneset ankohen për mungesë të xhiros, që sipas tyre vjen për shkak se qytetarët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme.

Për të ironizuar situatën e rëndë ekonomike dhe mungesën e klientëve, një biznes në Tiranë ka zgjedhur të vendosë si klientë tre liderët politikë në vend në formë prej kartoni.

Presidenti, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha janë të ulur së bashku në një tavolinë, ku kamerieri u shërben birrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026