Fotoja që çon në burg protestuesit iranianë
Protestuesit në Iran rrezikojnë arrestimin dhe dënimin me burg vetëm për postimin e një fotoje ushqimi në mediat sociale.
Qindra njerëz kanë ngarkuar në llogaritë e tyre gjatë javës së kaluar fotografi të “kotoletave” tradicionale, petave të grira persiane, dhe autoritetet e rrepta islame nuk janë të lumtura për këtë, shkruan Euronews.
Arsyeja për këtë është se “cop” është gjithashtu fjala që protestuesit përdorin për të përshkruar trupin e Qassem Soleimani, gjeneralit, i cili u vra në një sulm të SHBA në Bagdad në janar 2020.
Disa iranianë thanë se pas shpërthimit, trupi i Soleimanit ishte në një gjendje të tillë që “ngjante me mishin e bluar që përdoret tradicionalisht për të bërë kotelet”.
Kjo javë shënon përvjetorin e tretë të vdekjes së tij dhe ndërsa qeveria iraniane e kujton Soleimani si martir, talljet shpesh mund të gjenden në internet.
Vrasja e Soleimanit mbetet një burim zemërimi dhe pikëllimi për udhëheqjen e Iranit, dhe ndërsa imazhi i Soleimanit është bërë një simbol i regjimit iranian, ai ka qenë gjithashtu objektiv i protestave të fundit antiqeveritare që kanë tronditur vendin që nga shtatori.
LEXONI GJITHASHTU:
- Irani var dy protestues të tjerë
- Ukraina: Kemi rrëzuar më shumë se 540 dronë të prodhuar nga Irani që nga shtatori
Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës