Franca dyfishon lejen e lindjes për baballarët
Qeveria në Francë ka vendosur të dyfishojë ditët e pushimit për lejen e linjës për baballarët, nga 14 në 28 ditë.
Sipas presidentit Macron, kjo masë do të ndihmojë në zhvillimin e fëmijës por do të përmirësojë dhe barazinë gjinore.
Sipas shefit të Elisezë kjo masë është pjesë e një reforme për të siguruar mirëqenie sa më të mirë për fëmijët.
Rregullat e reja që priten të kthehen në ligj do të hyjnë në fuqi në korrik të vitit 2021.
“Që në ditët e para të jetës, është e rëndësishme që dy prindërit të përfshihen në hapat e parë, orët e para, që të dy të marrin përgjegjësinë dhe të jenë pranë njëri-tjetrit dhe pranë fëmijës, dhe të nxisin një zhvillim harmonik”, tha Makron për media.
“Unë mendoj se të kesh leje lindjeje që zgjat një muaj, lejon të ekuilibrohen detyrat, gjë që përbën përparim në lidhje me barazinë gjinore”, deklaroi shefi i Elisezë, duke shtuar se ky vendim është një investim për të ardhmen e e vendit.
Leja e lindjes për baballarët ka nisur të zbatohet në Francë që prej vitit 2002. Në atë kohë u cilësua ndër masat më bujare në Evropë, por është tejkaluar nga shumica e vendeve të BE-së, sidomos nga ato nordike.
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë