Franca fal pasaportat flaso në këmbim të vaksinimit
Franca nuk do të ndëshkojë personat që janë kapur me pasaporta të rreme të vaksinimit kundër coronavirusit, nëse ata vendosin të imunizohen.
Në të njëjtën kohë është krijuar një procedurë në qendrat e vaksinimit për të fshirë dokumentet e rreme nga regjistri kombëtar, dhe policia nuk do të ketë në sistem ato shkelje.
Qeveria franceze ka vlerësuar se ekzistojnë rreth 200,000 pasaporta të rreme të vaksinimit në këtë shtet.
Me raste janë zënë kriminelë që janë zënë duke hakuar stafin që merret me vaksinim, në mënyrë që të krijohen mijëra dokumente të rreme, raporton dpa.
Afati i fundit për të marrë dozën përforcuese të vaksinës është zvogëluar nga e marta në Francë.
Doza e tretë tani kërkohet katër muaj prej marrjes së dozës së dytë, në mënyrë që të vlejë pasaporta e vaksinës.
Pa këtë dokument, jeta publike në Francë konsiderohet e kufizuar.
Qytetarët francezë duhet të jenë të vaksinuar apo të shëruar nga coronavirusi për të marrë pjesë në ngjarje sportive dhe kulturore, për të shkuar në kinema, kafe apo restorante.
Pasaporta po ashtu kërkohet për të udhëtuar me aeroplan apo me trena në distancë të gjatë.
Sipas të dhënave të fundit, 78.9 për qind e popullsisë franceze konsiderohet e vaksinuar plotësisht derisa 55.2 për qind e saj ka marrë dozën përforcuese.
LEXONI GJITHASHTU:
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 12:46 Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland