Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe bëjnë thirrje për armëpushim në Gaza

12 Gusht 2024 | 10:34

Në një deklaratë të përbashkët, liderët e tre vendeve perëndimore kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza,ata kanë kërkuar kthimin e robërve të mbajtur nga Hamasi dhe dërgimin e “papenguar” të ndihmave humanitare.

Deklarata miratoi shtytjen e fundit nga ndërmjetësit, Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti, për të ndërmjetësuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës 10-mujore.

“Luftimi duhet të përfundojë tani dhe të gjithë pengjet e mbajtur ende nga Hamasi duhet të lirohen. Populli i Gazës ka nevojë për dërgim dhe shpërndarje urgjente dhe të papenguar të ndihmës”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Keir Starmer.

Deklarata gjithashtu i bëri thirrje Iranit dhe aleatëve të tij që të përmbahen nga çdo sulm hakmarrës që do të përshkallëzonte më tej tensionet rajonale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca e sheh Sirinë si një rrugë alternative nafte për në Hormuz

Franca po e konsideron Sirinë si një rrugë alternative për në Ngushticën e Hormuzit për naftën e Gjirit. Në një intervistë me rrjetin francez TF1,...
16:58 | 09/07/2026

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës: Nuk ka shenja se Kievi qëndron pas shpërthimeve të Nord Stream

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës mohoi të enjten përfshirjen e Kievit në shpërthimin e tubacioneve të gazit Nord Stream në vitin 2022 dhe propozoi formimin...
16:52 | 09/07/2026

Gjermania rregulla të reja, operatorët e skuterëve elektrikë me qira do të mbajnë përgjegjësi për aksidentet

Viktimat e goditura nga skuterët elektrikë me qira në rrugët gjermane do ta kenë më të lehtë të marrin kompensim nga operatorët e tyre sipas...
16:40 | 09/07/2026