Franca humb ndikimin, Algjeria dëbon 12 diplomatë francezë

14 Prill 2025 | 19:25

Qeveria në Algjeri u ka kërkuar 12 anëtarëve të stafit diplomatik francez që të largohen nga vendi brenda 48 orëve.

Ministri i Jashtëm francez, Jean Nowl Barrot ka deklaruar se lëvizja është e lidhur me padinë e ngritur ndaj tre shtetasve algjerianë në Francë ditën e premte, njëri prej të cilëve është funksionar i konsullatës.

Ata akuzohen për përfshirje në rrëmbimin vitin e kaluar të Amir Boukhors, një kritik i zëshëm i qeverisë algjeriane dhe që ka një audiencë prej më shumë se 1 milion ndjekësish online. 41-vjeçarit i ishte garantuar azil në Francë në vitin 2023.

Ministri Barrot i bëri thirrje Algjerisë që të heqë dorë nga dëbimi dhe theksoi se Parisi zyrtar është gati të kundërpërgjigjet në rast se diplomatët detyrohen të largohen.

Amir Boukhors jetonte në Francë që prej vitit 2016. Ai u rrëmbye në prill të 2024-s në periferinë jugore të Parisit dhe u lirua një ditë më pas, sipas një njoftimi të bërë asokohe nga avokati i tij.

Autoritetet algjeriane e akuzojnë influencuesin se është një “sabotues i lidhur me grupet terroriste”, motiv për të cilin kanë lëshuar 9 urdhër-arreste ndërkombëtare ndaj tij. Por këtu ato kanë hasur rezistencën e Francës, që ka refuzuar disa herë ekstradimin.

Edhe pse marrëdhëniet mes Francës dhe ish-kolonisë së saj nuk kanë qenë më të mirat, tensionet u përkeqësuan dramatikisht korrikun e kaluar kur presidenti francez Emmanuel Macron njohu autonominë e Saharasë Perëndimore nën sovranitetin maroken.

Që prej atëherë, dy vendet janë përplasur për një sërë çështjesh, përfshirë burgimin e shkrimtarit franko-agjerian Boualem Sansal në Algjeri në nëntor.

Gjithashtu, Franca ka humbur terren edhe në vende si Mali, Niger e të tjera, ku prania e saj është zëvendësuar nga ajo ushtarake ruse.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026