Franca kërkon një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Libanin
Franca ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi forcat izraelite zgjeruan operacionet e tyre tokësore dhe pushtuan Kështjellën mesjetare Beaufort në Libanin jugor.
“Kam kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sepse, ndërsa ne e njohim të drejtën e Izraelit, si të të gjitha vendeve, për vetëmbrojtje,… asgjë nuk mund të justifikojë vazhdimin e operacioneve ushtarake izraelite në Liban dhe pushtimin gjithnjë e më të thellë të territorit libanez”, tha ministri francez Jean-Noel Barrot.
Më herët ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se trupat do të mbeten të stacionuara në Kështjellën Beaufort.
“Ushtarët tanë heroikë e kanë pushtuar përsëri Beaufortin dhe do të qëndrojnë atje si pjesë e zonës së sigurisë në Liban”, tha ai.
Dekada pas tërheqjes izraelite nga Libani, flamuri izraelit po valëvitet përsëri mbi majat që mbikëqyrin komunitetet e Galilesë, tha Katz në një ceremoni përkujtimore për ushtarët e rënë të luftës së vitit 1982.
U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det
Zjarret masive përfshijnë Spanjën, mbi 15 mijë hektarë të djegur (VIDEO)
Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë
- 11:16 Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
- 11:09 Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
- 10:48 Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
- 10:41 Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
- 10:38 U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det
- 10:35 Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s