Franca shkon në zgjedhje, sondazhet nxjerrin favoritë ekstremistët e Le Pen, Macron në rënie
Qytetarët francezë do t’u drejtohen qendrave të votimit ditën e diel për zgjedhjet rajonale, ku partia e ekstremit të djathtë mund të mos arrijë rezultatet e vitit 2015, por do të mbetet gjithsesi një konkurrente e fortë në rajonet kyçe, ku një fitore eventuale mund të rrisë shanset e saj për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Të shtyrë për shkak të pandemisë, dy raundet zgjedhore që do të mbahen më 20 dhe 27 qershor do të përcaktojnë liderët e 13 rajoneve të Francës, që aktualisht drejtohen nga partitë e djathta, të qendrës dhe ato të majta.
Sondazhet nxjerrin të favorizuar të djathtën ekstreme të Marine Le Pen në jug, në veri dhe në lindje të vendit.
Drejtori i kompanisë së sondazheve, IPSOS deklaroi se një fitore e mundshme e Le Pen në këto zona do të ishte hera e parë në historinë e partisë së saj dhe do të forconte besueshmërinë përpara zgjedhësve.
“Ka gjithnjë e më shumë votues që mendojnë se Marine Le Pen në fund të fundit nuk përbën rrezik për demokracinë. Madje, ka një numër të madh qytetarësh francezë që e konsiderojnë atë një mbrojtëse më të mirë të vlerave të Republikës sesa Emmanuel Macron”, u shpreh Brice Teinturier, drejtor i kompanisë së sondazheve IPSOS.
Kandidatët e së djathtës ekstreme po menaxhojnë një platformë të bazuar tek siguria, me një rritje të numrit të votuesve që mbështesin linjën e ashpër të Le Pen kundër kriminalitetit dhe emigracionit.
Nga ana tjetër, partia e presidentit, Emmanuel Macron rezulton shumë e dobët në sondazhe dhe ka gjasa që të shkojë drejt dështimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër