Franca thirrje Libanit të përfshihet në marrëveshjen e armëpushimit
Një zëdhënës i Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, Pascal Confavreux bëri thirrje që Libani duhet të përfshihet në marrëveshjen e armëpushimit midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
“Sulmet në Liban duhet të ndalen”, tha Confavreux duke shtuar se vendi është destabilizuar rëndë me 1 milion njerëz të zhvendosur tani.
Sipas tij ky destabilizim do të jetë vetëm një shpërblim për Hezbollahun në të ardhmen duke iu referuar grupit militant të mbështetur nga Irani në Liban, të cilin Izraeli e ka vënë në shënjestër.
“Irani duhet të ndalojë së terrorizuari Izraelin përmes Hezbollahut”, shtoi ai.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë thënë se Libani nuk është pjesë e marrëveshjes dyjavore të armëpushimit të arritur të martën e kaluar, në kundërshtim me pikëpamjet e Iranit dhe Pakistanit.
Izraeli ka vazhduar të sulmojë Hezbollahun që nga shpallja e armëpushimit, me sulme më vdekjeprurëse të raportuara nga mediat lokale në Libanin jugor gjatë natës. Bisedimet midis diplomatëve izraelitë dhe libanezë pritet të zhvillohen këtë javë.
Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Rusia dhe SHBA kanë përgjegjësi të veçantë si fuqi bërthamore për sigurinë globale
Të gatshme të dërgojnë ushtritë e tyre në Ngushticën e Hormuzit, Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën
Vdekja e Alexei Navalny, BE-ja sanksionon 6 shkencëtarë dhe studiues të dyshuar për përfshirje në helmimin e tij
- 10:24 Klopp konfirmon bisedimet me Gjermaninë
- 10:24 Qarkullonte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë
- 10:07 Putin mesazh Trumpit për 4 Korrikun: Rusia dhe SHBA kanë përgjegjësi të veçantë si fuqi bërthamore për sigurinë globale
- 10:06 Të gatshme të dërgojnë ushtritë e tyre në Ngushticën e Hormuzit, Irani paralajmëron Britaninë dhe Francën
- 09:51 Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori, liri dhe të ardhmen e ndritur përpara
- 09:46 Vdekja e Alexei Navalny, BE-ja sanksionon 6 shkencëtarë dhe studiues të dyshuar për përfshirje në helmimin e tij