Franca vendos rregulla të reja për zgjedhjet presidenciale
Franca ka hapur zyrtarisht këtë tëhënë fushatën për zgjedhjet presidenciale me rregulla të reja që kanë si synim t’u krijojnë të 12 kandidatëve mundësi të barabarta për t’u dëgjuar nga votuesit.
Në raundin e parë që do të mbahet më 10 prill do të garojnë 12 kandidatë. Ata do të kenë kohë të barabartë në TV dhe radio pavarësisht se si renditen në sondazhe.
Autoriteti i mediave audiovizive në Francë ka përcaktuar këtë rregull ndonëse deri tani u është dhënë më shumë kohë kandidatëve që kishin më të pëlqyeshmëri.
Kandidatët gjithashtu janë ftuar që t’u dërgojnë votuesve një letër të paguar nga shtetit, ku të jenë të shkruara zotimet e tyre.
Gjatë dy raundeve pritet që të shpërndahen 100 milionë kopje me vlerë që do të arrijë në 64 milionë euro.
Shtetit gjithashtu do të paguajë çdo kandidat për të bërë spot të shkurtër publicitar për ta transmetuar në televizione.
Me nisjen zyrtare të fushatës, kandidatët mund të vendosin postera në stacione autobusi, treni dhe metroje, shkolla apo ndërtesa të tjera publike.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 24 prill, do të ballafaqohen dy kandidatët më të votuar.
Sondazhi i fundit i gazetës ‘Les Echos’ i jep Emmanuel Macron 28% të votave në raundin e parë, shkruan “The Guardian”.
Në vend të dytë me 21% rezulton kandidatja e të djathtës ekstreme, Marine Le Pen. Më pas vijnë Jean-Luc Mélenchon me 14%, Pecresse me 11% dhe Zemmour në kuotën e 10%.
Sondazhet tregojnë se Macron mund të fitojë lehtësisht përballë Le Pen, por analistët politikë thonë se është ende herët për të arritur në përfundime.
Macron ka një avantazh të qartë pasi zgjedhjet mbahen në një kohë kur Franca ka presidencën e BE-së dhe gjithashtu ka një profil të lartë si ndërmjetës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë