Francë, përplasen dy tramvaj në Strasburg, dhjetra të plagosur
Një aksident i rëndë ndodhi të shtunën pasdite në stacionin Gare Centrale në Strasburg, Francë, kur dy tramvaj u përplasën, duke lënë dhjetëra të plagosur.
Sipas raporteve lokale, rreth 30 persona janë plagosur, ndërsa skena kaotike është regjistruar në video që qarkullojnë në rrjetet sociale. Pamjet tregojnë pasagjerë që thyejnë dyert për të nxjerrë të lënduarit nga vagonët, ndërsa tymi mbulon stacionin nëntokësor.
Mediat atje thonë se aksidenti ndodhi kur një nga tramvajët ka ndryshuar kurs, duke goditur tramvajin e dytë që ishte i ndaluar në stacion.
Hetimet janë duke u zhvilluar dhe autoritetet konfirmuan ndërprerjen e trafikut të tramvajit në stacionin kryesor.
Tym i dendur ka mbushur stacionin e tunelit nëntokësor, ndërsa dëgjohet shqetësimi i pasagjerëve.

Në videot e publikuara tregohen dëmet e mëdha që kanë pësuar tramvajt, në skajet e përparme dhe të pasme të copëtuara pas përplasjes.
Një operacion shpëtimi është në zhvillim, ndërsa hetimet për shkakun e përplasjes janë duke u zhvilluar.
Autoritetet lokale kanë konfirmuar ndërprerjen e trafikut të tramvajit në stacionin kryesor pas incidentit.
Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Bas-Rhin ka konfirmuar aksidentin dhe ka angazhuar burime të shumta për ndihmën e viktimave.
LEXONI GJITHASHTU:
Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun