Francë, tensione politike pas vdekjes së një studenti 23-vjeçar të lidhur me ekstremin e djathtë
Vdekja e një studenti 23-vjeçar, pas përleshjeve të dhunshme midis grupeve të lidhura me të djathtën ekstreme dhe të majtën ekstreme, në Lyon, ka shkaktuar tensione të ashpra politike në Francë.
Sipas mediave franceze, emri i studentit është Quentin dhe ai ishte anëtar i grupeve politike të ekstremit të djathtë.
Përleshjet midis dy grupeve ndodhën të enjten e kaluar, në prag të një fjalimi politik nga eurodeputetja e partisë së majtë France Insubordine, Rima Hassan.
23-vjeçari u dërgua në një spital në Lyon të enjten në mbrëmje, i plagosur rëndë, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të shtunën ai u shpall i vdekur. Avokati i familjes së viktimës foli për një linçim nga grupe të organizuara njerëzish të lidhur me të Majtën e Largët dhe në veçanti me partinë France Insubordine, e cila, megjithatë, mohon çdo përfshirje.
Autoritetet policore franceze po hetojnë rastin, duke kërkuar të identifikojnë autorët, ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu keqardhjen e tij për incidentin tragjik.
BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit