Francezët i druhen një krize të re sociale gjatë ‘Macron 2’

6 Maj 2022 | 19:47

Disa qytetarë francezë u shprehën të shqetësuar të premten nga frika e një krize të re sociale, një ditë para se presidenti Emanuel Makron të marrë zyrtarisht mandatin e dytë.

“Kam frikë se do të kemi taksa të reja dhe inflacion për shkak të luftës në Ukrainë. Edhe tani Franca ka probleme me fuqinë blerëse, shumë njerëz me zor ushqehen, ndaj druhem se mund të ketë një protestë të re të Jelekëve të Verdhë”, u shpreh një qytetar.

“Personalisht pres një krizë sociale që do të jetë më e fortë se ajo e mëparshmja, ajo gjatë mandatit të parë”, tha një qytetare.

Qytetarë të tjerë ndihen megjithatë më shpresëplotë, duke shprehur bindjen se ky mandat do të jetë më social se ai i mëparshmi.

Makroni u rizgjodh në muajin prill, pavarësisht opozitës së fortë ndaj politikave të tij pro-biznesit dhe propozimit për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 65 vjeç.

Për të përmbushur planet e programit të tij, Makroni do t’i duhet të ruajë mazhorancën në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Një aleancë mes partive të krahut të majtë u nënshkrua këtë javë në përpjekje për të mundur partinë e presidentit, që ka ndryshuar emrin në Rilindje.

Raundi i parë i zgjedhjeve për dhomën e ulët pritet të mbahet më 12 qershor, që do të pasohet nga një balotazh më 19 të të njëjtit muaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi provincën Malatya të Turqisë juglindore këtë mëngjes dhe u ndje në provincat fqinje pa shkaktuar dëme ose viktima, tha Agjencia Turke...
08:34 | 18/07/2026

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026