Francezja thyen rekordin botëror për ngjitjen me litar në Kullën Eiffel
Francezja Anouk Garnier, 34 vjeçe theu sot rekordin botëror në ngjitjen me litar pasi u ngjit në katin e dytë të Kullës Eiffel, 110 metra të lartë, në 18 minuta, si pjesë e një fushate për mbledhjen e parave për të mbështetur pacientët me kancer.
“Ëndrra ime është realizuar. Nuk kam dyshuar kurrë se do ta arrij”, ka thënë Garnier menjëherë pas ngjitjes së suksesshme, transmeton London Guardian.
Ajo shtoi se kishte shumë ulje-ngritje në rrugën drejt këtij rekordi dhe shpjegoi se koha nuk ishte gjithmonë aleati i saj.
Rekordin e mëparshëm botëror e mbante atleti i Afrikës së Jugut Thomas Van Tonder, i cili në vitin 2020 u ngjit 90 metra përgjatë litarit midis Kullave Soëeto në Johanesburg.
Atletja daneze Ida Matilde Stinsgaard mbajti rekordin e femrave kur u ngjit në litarin 26 metra të lartë të Teatrit të Operas në Kopenhagë në vitin 2022, por tani Garnier mban rekordin si për ngjitjen më të lartë ashtu edhe për ngjitjen më të lartë në konkurrencën e femrave.
LEXONI GJITHASHTU:
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku